TIRANË, 7 mars /ATSH – I. Vata- Një intervistë e Kryeministrit Edi Rama në portalin “Bota Sot” është e pavërtetë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e cilësuar një nivel të ri të maskarallëkut mediatik.
“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale”, shprehet Rama.