Lezha në fazën e ezaurimit të pasojave nga tërmetit/ Ndreu: Janë akorduar 25 miliardë lekë, po transformohen zona të lëna pas dore

TIRANË, 7 mars /ATSH – I. Vata- Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu deklaroi sot se Lezha është kthyer në kantier ndërtimi.

Gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit Rama me qytetarët në Lezhë, Ndreu tha se “ne sot falë edhe mbështetjes tuaj dhe mbështetjes së qeverisë, Lezha është një kantier ndërtimi”.

“Lezha ka qenë një ndër vendet që u dëmtua nga tërmeti dhe sot që flasim kemi ezauruar të gjithë problematikat e tërmetit. Për shumë familje ne kemi dhënë lekët, për disa të tjerë ne kemi në proces, dhe për rindërtimin e shtëpive, për rindërtimin e pallateve për gjithë fushën e rindërtimit janë akorduar deri tani 25 milionë lekë të reja, pra po themi 25 miliardë lekë, dhe Lezha është në fazë e ezaurimit të pasojave të tërmetit”, tha ai.

Ndreu shtoi se “jemi në transformim total përsa i përket një problemi shumë sensitiv që ka qenë ujë i pijshëm. Sot kemi mbi 20 milionë euro investime që kanë vazhduar dhe janë firmosur për projekte që vazhdojnë shumë shpejt”.

“Është projekti i zonës që kap gjithë zonat e Zejmenit, është projekti i ujësjellësi Tale 1 dhe 2 dhe Grykë Lumi që është zonë turistike. Kemi dy projekt të rikualifikimit urban në lagjen e bregut  të Drini dhe në Lal të Ri që është një lagje pjesë e qytetit, çfarë po e transformon atë zonë lënë pas dore. Kemi fituar projektin e rikualifikimit të dy urave të Drinit, kemi zgjidhur problemin e pallati të kulturës që është në gjendje të mjerueshme, të bibliotekës së shkollës Shënkollit, Shëngjinit, Ishull Shëngjin, të konviktit, të shkollës profesionale të shkollës “Gjergj Kastrioti” në qendër. Kemi zgjidhur problemi e riparimit të shkollave në Kallmet dhe në Kolsh. Po punohet shumë në infrastrukturën rrugore. Ka nis rruga Shëngjin-Velipojë. Po ashtu do ndërhyjmë në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza të qytetit të Lezhës që është një gangrenë e trashëguar”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.