IRAK – Papa Françesku përfundon vizitën historike para mijëra besimtarëve

ERBIL, 7 mars /ATSH-AFP/ – Papa Françesku përfundoi vizitën historike në Irak me një meshë para mijëra besimtarëve në veri të vendit, të shkatërruar nga xhihadistët, duke u bërë thirrje të krishterëve të mos dekurajohen.

Pasi bëri një lutje për viktimat e luftës në gërmadhat e Mosulit, ish-kryeqyteti i vetëshpallur i grupit të Shtetit Islamik, apo në kishën e sapo restauruar të një lokaliteti martir në pllajën e Ninives, papa Françesku mbajti meshën më të madhe në masa të larta sigurie.

Mbërritur triumfalisht me automjetin papal në tapetin e stadiumit të Erbilit, kryeqyteti i Kurdistanit irakian, papa argjentinas u premtoi besimtarëve të një prej komuniteteve më të vjetra të krishtera në botë se Iraku do të qëndronte gjithmonë në zemrën e tij

“Iraku do të qëndrojë gjithmonë me mua, në zemrën time”, theksoi papa Françesku në përfundim të një meshe në një stadium të Erbilit, etapa e fundit e udhëtimit të tij tre ditor në vendin e shkatërruar nga luftërat dhe varfëria./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.