Investimet në sport/ Sot ka shumë më tepër terrene sportive se dje

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet në fushën e sportit nuk janë atje ku ai dëshiron, por theksoi se sot ka shumë më tepër se dje terrene sportive.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Lezhës, Kryeministri u shpreh se fokusi ka qenë të mbështesim sportet ku ne kemi potencialet për të nxjerrë kampionë përtej Shqipërisë e që janë peshëngritja e boksi.

“Është problem i madh që sporti kryesor në këtë vend për të rinjtë, fëmijët është bërë fusha e Iphone dhe Ipad dhe loja me një gisht tregues. Vetëm një gisht tregues lëvizin sot shumica e fëmijëve e të rinjve si aktivitet sportiv përballë fushave të ipad dhe iphone. Ne kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashtë. Deri ditën kur e filluam këtë punë nuk kishte as një orë edukimi fizik në shkollë. Ne rifutëm edukimin fizik, riorganizuam sistemin e mësuesve të fiskulturës, kemi nxitur ngritjen e federatës së sportit për të gjithë. Sot ka shumë më tepër terren e sportive sesa dje ndërsa këto që janë sot janë shumë pak në krahasim me çdo të jenë. Kemi investuar në stadium. Kemi bërë pallatin e sportit me standard në parkun olimpik në Tiranë. Por të gjitha këto janë pak në krahasim me çfarë duhet të jenë“, tha Rama.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për bashkinë që ka kthye vëmendjen nga boksi në Lezhë.

Në terrenet e futbollit, vuri në dukje Rama, është bërë progres i jashtëzakonshëm, qoftë nga ne, qoftë nga federate.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.