CBS shtatë milionë dollarë për intervistën e Oprah të Meghan dhe Harry

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-ANSA/ – CBS do të paguajë rreth shtatë deri në nëntë milionë dollarë për të drejtat e transmetimit të intervistës prej dy orësh, shumë të pritur të prezantueses Oprah Winfrey me princin Harry dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle, që do të transmetohet në SHBA, sot në orën 20:00, shkruan “Wall Street Journal”.

Në kuadër të marrëveshjes mes CBS dhe të kompanisë së Winfrey “Harpo Productions”, rrjeti do të mund, gjithashtu, të japë specialen për tregjet ndërkombëtare.

Në Britaninë e Madhe, intervista do të publikohet të hënën në mbrëmje në ITV.

CBS, sipas reklamuesve, kërkon të shesë reklamat prej 30 sekondash me 325 000 $, dyfishi i çmimit normal në një fashë orare të zakonshme.

“Harry dhe Meghan nuk do të marrin asnjë kompensim”, theksoi një zëdhënës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.