BRUKSEL – BE: Bashkëpunim me SHBA-në për furnizimin me vaksina antiCOVID-19

BRUKSEL, 7 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian është i bindur se mund të punojë me SHBA-në për të garantuar respektimin e detyrimeve kontraktuale të prodhuesve të vaksinave, prodhuar ose vendosur në shishe në SHBA, deklaroi një zëdhënëse ekzekutive komunitare.

“Komisioneri Breton dhe homologu amerikan, Jeff Zients, koordinator i grupit të punës me menaxhimin e pandemisë së Shtëpisë së Bardhë do të bashkëpunojë në lidhje me zinxhirët në prodhimin e vaksinave”, shtoi i njëjti burim.

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, i ngarkuar me aspektet industriale të prodhimit të vaksinave do të takohet me Jeffrey Zients, koordinator i ekipit përgjegjës për luftën kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, të hënën pasdite në videokonferencë.

Kjo u raportua nga burime evropiane duke specifikuar se takimi do të ketë të bëjë me zinxhirin e furnizimit të vaksinave me qëllim për të ofruar një koordinim në interes të përbashkët mes dy anëve të Atlantikut.

Të njëjtat burime theksojnë se çështja e eksportit të mundshëm të dozave të AstraZeneca nga SHBA nuk do të jetë në rendin e ditës për momentin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.