Taskforca e Transportit Rrugor, monitorim zbatimit të masave antikovid

TIRANË, 6 mars /ATSH – I. Vata/ Taskforca e Transportit Rrugor vazhdon monitorimin në të gjithë terminalet e zbatimit të masave antikovid.

Gjatë ditës së shtunë, taskforca e Transportit Rrugor ka vijuar punën papushim, në të gjithë terminalet në monitorim. Monitorimet janë kryer për zbatimin e rregullave antikovid dhe zbatimin e protokollit të sigurisë nga çdo subjekt transporti udhëtarësh.

Kontrollet janë ushtruar ne terminale të linjave udhëtare ndërqytetas dhe brenda qytetit./j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.