Rama vlerësohet me çmimin “Rrënja e Pulias”/ Emiliano: Lidership bazuar mbi humanitet të thellë

TIRANË, 6 mars/ATSH/  Kryetari i Këshillit Rajonal të Pulias Michele Emiliano i dorëzoi sot Kryeministrit Edi Rama çmimin “Rrënja e Pulias” me motivacionin “Në emër të historisë së miqësisë dhe afërsisë midis puliezëve dhe shqiptarëve mbi një shteg solidariteti dhe respekti reciprok për të vulosur ambicien e përbashkët dhe për të shoqëruar Pulian dhe Shqipqërinë drejt një pikëmbërritjeje të rëndësishme, të jenë komunitete sociale brenda Mesdheut, të paqes, zhvillimit dhe mirëqenies”.

Çmimi iu dorëzua Kryeministrit Rama në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias, në Këshillin Rajonal të Pulias.

“Ashtu siç the në bisedën pak më parë ndjehesh pjesë e këtij komuniteti ashtu sikurse ne ndjejmë Shqipqrinë si pjesë të historisë sonë. Për këtë arsye nuk ta thamë pak më parë. Surprizë e vogël jo dhe aq e vogël sepse ky është një çmim që i jepet vetëm puliezëve. Në mënyrë të veçantë po i japim një çmim një pugliezi, por që është me shtetësi shqiptare”, u shpreh Emiliano.

“Kryeministri Rama është përpjekur t’i tregojë ppopullit të tij se varfëria nuk mund të mposhtet me shëmtimin, duhet të veprosh që qyteti të bëhet edhe më i bukur. Projekti i ngjyrave të Tiranës ka kaluar në histori dhe unë e kam ndjekur këtë histori edhe si prokuror në atë kohë. Nuk isha në Tiranë. Më pas aftësia e tij për të ndërtuar një lidership politik universal mbështetur mbi një humanitet të thellë edhe njohje të shpirtit njerëzor që është edhe pasuri jo vetëm e BE-së dhe jo vetëm e Shqipërisë”, – tha Emiliano.

Sipas tij, kjo aftësi përjetohet me  përulësi, me miqësi dhe nganjëherë edhe me bezdi sepse kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën.

“Tani e di që po e bezdis me siguri do të më thotë je duke folur ca si shumë Michele, por dikush në një sallë të tillë duhet t’i thotë disa gjëra nganjeherë sepse rrezikon që të mos kujtohen. Koha ka një aftësi të çuditshme që të lërë në harresë gjërat e këqija, por edhe gjërat e mira. Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar së bashku me popullin tënd gjatë pandemisë, kur ne u kapëm në befasi dhe ju erdhët. Kam ndjerë afër kur kemi folur arsyetuar për të ardhmen e ndërmarrjeve tona, atë çka do të ndodhë pas pandemisë. Të ndjeva puliez sepse ti e njeh këtë rajon si pak të tjerë kur na ndihmuat me mjekët”, – nënvizoi Emiliano.

Më tej Emiliano u shpreh se “rreziku tek fjalët qëndron ndonjëherë në përdorimin e tyre me tepri ose në mospërputhjen mes asaj çka thuhet dhe asaj që bëhet. Por është ky një rrezik që në këto 30 vjet kemi ditur ta shmangim, Nuk themi kurrë një gjë dhe pastaj të kemi bërë një gjë tjetër. Të gjitha herët që kemi bërë premtime që i kemi premtuar njëri-tjeterit miqësi, mbështetje, solidaritet e kemi ruajtur angazhimin tonë. Këtë gjë e kemi bërë me dëshirë me gëzim dhe ndonjëherë me lehtësi”.

Duke kujtuar marsin e 1991 Emiliano shprehet se “atë mëngjes isha në Brindizi”.

“Isha prokuror në Prokurorinë e Brindizit, zbrita nga shtëpia për të shkuar në zyrë, por nuk mund të ecja, ishim të rrethuar nga njerëz që ishin të gëzuar që kishin përballuar një udhëtim të vështirë, por ishin edhe të lumtur që kishin mbërritur. Shikoja të zbrisnin nga pallatet e Brindizit qytetarët me gjithçka gjenin në frigoriferët e tyre që kishin në shtëpi dhe shkonin t’i takonin këta njerëz pa i njohur, pa e ditur me kë po flisnin, por kishin vetëdijen që kjo ishte e drejtë”, u shpreh ai.

“Të gjitha sakrificat Shqipëria ka bërë në këto 30 vite duke përmirësuar veten e vet. Unë mbaj mend që kam shkuar në Tiranë herën e parë për një akt gjyqësor shumë të rëndësishëm, një kontroll që duhej bërë me shumë rëndësi, një kontroll policor. Erdha në Tiranë me një eskortë me 20 karabinierë edhe po aq edhe policë shqiptarë. Tirana dukej si një qytet i dalë nga lufta, dukeshin edhe gjurmët e traumës që kishte pësuar. Kam qenë edhe herë të tjera më tej. Kohët e fundit të shikosh sheshin Skënderbej, pra të verifikosh suksese ndryshimet që ka bërë ky vend, të ngjall kaq shumë emocion”, – tha ai./k.s/ /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.