TIRANË, 6 mars/ATSH/ Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”, pasi lindi para kohe dhe kërkontë kujdes intensiv.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli në vëmendje historinë e foshnjes që tashmë është gati të shkojë në shtëpi.
“Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi”, u shpreh Manastirliu.
Edhe në këto kohë të vështira pandemie, personeli mjekësor në maternitete iu është gjendur pranë nënave të reja me përkujdes të shtuar. /j.p/