LITUANI – Refuzohet kërkesa e Bjellorusisë për ekstradimin e Tikhanovskayas

RIGA, 6 mars /ATSH-DPA/ – Lituania refuzoi një kërkesë të Bjellorusisë për ekstradimin e shefes së opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila është arratisur drejt vendit pas manifestimeve dhe një represioni pas zgjedhjeve të kontestuara verën e kaluar.

Refuzimi i Vilniusit ishte i shpejtë dhe thelbësor.

“Lituania ishte dhe është një mur pas të cilit të gjitha forcat demokratike të persekutuara nga regjimet mund të kërkojnë strehim”, theksoi ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis.

Prokuroria e Përgjithshme bjelloruse kishte kërkuar më parë ekstradimin e saj.

Bashkëshorti i aktivistes Tikhanovskayas, Sergei, u burgos përpara zgjedhjeve duke anuluar kandidaturën e tij për zgjedhje.

Tikhanovskaya u regjistrua si kandidate në vend të tij.

Bjellorusia është në prag të një krize politike të brendshme që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, gjatë të cilave Alexandre Lukashenko shpalli fitoren me 80,1% të votave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.