Kursi i këmbimit gjatë javës/ Euroja e qëndrueshme, dollari u forcua me 0.83 lekë

TIRANË, 6 mars  /ATSH/ Në tregun e brendshën të këmbimit valutor gjatë javës së parë të muajit mars, euroja ruajti pozita të qendrueshme ndaj lekut, ndërsa dollari forcoi pozitat me 0.83 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, gjatë javës 1-6 mars 2021, euroja u këmbye në fillimjavë me 123.68 lekë dhe në fundjavë pothuajse në të njëjtën velerë 123.63 lekë.

Dollari amerikan u forcua 0.83 lekë gjatë 7 ditëve të fundit, duke u ngjitur të shtunën në kuotën e 103.44 lekë nga 102.61 lekë që ishte në fillim të kësaj jave.

Ndërsa paundi britanik, është zhvlerësuar gjatë kësaj jave në raport me lekun. Monedha britanike këmbehet në fundjavë me 142,79 lekë, ndaj vlerës 143.32 lekë që ishte në fillim të kësaj jave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në pozita të trendit rënës u paraqit këtë javë edhe franga zvicerane. Monedha zvicerane këmbehej ditën e hënë me 112.42 lekë ndërsa në fundjavë  zbriti në nivelin e 111.33 lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.