ITALI – Di Maio: Falemnderit Shqipërisë për ndihmën gjatë pandemisë

ROMË, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Unë kurrë nuk do të ndalem për t’i thënë falemnderit mikut tim Edi Rama për ndihmën gjatë pandemisë, shkruan në Facebook ministri i Jashtëm italian, Lugi Di Maio.

“Tridhjetë vjet më parë mijëra njerëz nga Shqipëria zbarkuan në Itali, në bregdetin e Pulias. Sot, 30 vite më vonë, ne jemi në Bari së bashku me guvernatorin e Pulias, Michele Emiliano dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të kujtuar ato momente”, shkruan ai në FB.

“Gjatë kësaj pandemie, italianët vuajtën shumë, vendi ynë ishte në nevojë dhe qeveria shqiptare u tregua e gatshme, duke dërguar mjekë dhe infermierë në urgjencë të plotë për të mbështetur bluzat tona të bardha që iu nënshtruan turneve masakruese në spitalet tona”, thekson Di Maio.

“Një solidaritet i paçmueshëm dhe për këtë arsye unë kurrë nuk do të ndalem duke i thënë faleminderit mikut tim Edi Rama. Ne nuk do ta harrojmë atë. Le të qëndrojmë të bashkuar. Mbetemi të bashkuar “, përfundon Di Maio, ndërkohë që shprehjen e fundit në postimin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, “mbetemi të bashkuar”, e shkruan në shqip./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.