ITALI – 23 641 raste dhe 307 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

ROMË, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Ekziston një shqetësim i madh përsa i përket evolucionit të pandemisë, që kërkon rritjen e masave në të gjithë territorin kombëtar dhe zvogëlimin e ndërveprimeve fizike dhe lëvizshmërisë, vlerësoi sot Komiteti Teknik Shkencor në një procesverbal për pandeminë COVID-19.

Në Itali u regjistruan 23 641 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë totalin e tyre, që nga fillimi i urgjencës, në 3 046 762.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë edhe për 307 viktima shtesë, për një total prej 99 578 vdekjesh.

Shkalla e pozitivitetit është 6,6%, e rritur me +0,3%  që nga dje.

Aktualisht, ka 2 571 pacientë në kujdes intensiv për Covid në Itali, +46 më shumë se një ditë më parë, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 214-

Në pavijonet e zakonshme Covid ka 20 701 pacientë, me një rritje prej 327 njësish krahasuar me dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.