GJENEVË – OBSH: Prodhuesit e vaksinave antiCOVID-19 të heqin dorë nga përfitimet e patentave

GJENEVË, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Nëse e gjithë bota do të imunizohet kundër koronavirusit, rregullat tregtare normale që mbrojnë përfitimet duhet të përjashtohen nga kompanitë që prodhojnë vaksinat, shkruan sekretari i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një letër për gazetën britanike “The Guardian”.

Kreu i OBSH-së u shpreh në favor të këtyre kompanive që mbajnë patenta për vaksinat antiCOVID-19 që mundësojnë vendet e tjera të prodhojnë dhe shesin vaksinat ekuivalente të krijuara diku tjetër me çmime më të ulëta.

”Prodhuesit e vaksinave antiCOVID-19 të heqin dorë nga përfitimet e patentave”, deklaroi Tedros./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.