“Do e bëj ditën natë”/ Rama ironizon Bashën: E sigurtë që ti e bën, mbretëria e gjumit

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sot kryetarin e Partisë Demokratike,  Lulzim Bashai cili gjatë një takimi sot me të rinj e studentë u shpreh se do ta bëjë “ditën natë.

Shprehja popullore e saktë është “do e bëj natën ditë” për të treguar se do punohet edhe natën për të mundësuar realizimin e një angazhimi.

Kryeministri Rama shprehet se është i sigurt që Basha mund ta bëjë një gjë të tillë, edhe nisur nga fakti që shpesh e kanë akuzuar se “fle gjumë” në vend që t’i japë një zgjidhje problemeve.

“Ditën natë është e sigurtë që ti e bën vëlla. Mbretëria e gjumit”, u shpreh kryeministri Rama duke përcjellë fjalët e Bashës në takimin e sotëm./j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.