Denoncoi për mungesë ushqimi, reagon spitali “Shefqet Ndroqi”: Shpifje për të na përbaltur punën

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar duke e cilësuar shpifje për të përbaltur punën e mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali, denoncimin e një pacienti që është shprehur për mungesë ushqimi në këtë spital.

“Ndihemi thellësisht të lënduar nga kjo shpifje e radhës dhe nga tentativat për përbaltje të punës së përkushtuar të personelit të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Pacienti me inicialet A.Q., në spitalin “Shefqet Ndroqi” që është kuruar dhe trajtuar me përkujdes maksimal profesional dhe njerëzor, duke u mjekuar për COVID dhe duke u trajtuar në aspektin psiko-emocional, për gjendjen e rënduar.

“Personeli ynë do vazhdojë të punojë me përkushtim dhe vleresojmë mirënjohjen që marrim përditë nga qytetarët, gjë që na jep kurajo që të vazhdojmë përpara në shërbim të qytetarëve deri në fund”- citon deklarata e stafit të spitali “Shefqet Ndroqi”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.