COVID-19 – STIKO: Mungesa e vaksinave do të marrë fund shpejt

BERLIN, 6 mars /ATSH-DPA/ – Kreu i Komitetit të Përhershëm gjerman të Vaksinimit (STIKO), Thomas Mertens, tha sot se pret që ritmi i vaksinimit të vendit të rritet ndjeshëm në prill, mes zhgënjimit për ritmin e ngadaltë të deritanishëm.

“E kuptoj zhgënjimin e njerëzve, por problemi kryesor ishte mungesa e vaksinave”, tha Mertens për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

Mertens tha se ai “Supozoj se në tremujorët e dytë dhe të tretë, do të kemi në dispozicion aq shumë doza vaksinash, sa qendrat e vaksinimit nuk do të mbingarkohen”, shtoi ai.

Eksperti hodhi poshtë kritikat se strategjia e vaksinimit nuk kishte përfshirë mjekët e familjes më herët, duke thënë se vaksinat duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe se proceset ishin ndjekur saktësisht.

Ndërkohë, ai këshilloi gjithashtu kundër përfshirjes së shtetit në lehtësime shtesë për personat e vaksinuar, duke e quajtur atë një çështje të vështirë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.