Bypass-i i Elbasanit, lehtëson trafikun dhe nxit turizmin në Shushicë

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Bypass-i i Elbasanit jo vetëm do të lehtësojë trafikun në qytetin e Elbasanit, por do ta kthejë Shushicën në një destinacion të Tiranës në fundjavë.

Kështu u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke iu referuar këtij investimi të rëndësishëm për Elbasanin.

Bypass-i i Elbasanit është domosdoshmëri, edhe për shkak të transformimit të madh të infrastrukturës.

Ndaj edhe më herët, Balla e ka cilësuar atë si një ndër prioritetet e mandatit 2021-2025.

Këto investime, sipas tij, do ta kthejmë Elbasanin në një atraksion turistik në fundjavë edhe për Tiranën.

Sipas kryetarit të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bypass-i i Elbasanit është një projekt ambicioz infrastrukturor që do të largojë të gjitha mjetet e rënda nga qyteti dhe do t’i japë aksit nacional Tiranë – Durrës – Elbasan një koncept të ri të zhvillimit të integruar urban dhe rural.
Ai tha se “projekti i dakordësuar nga ekspertë të Komitetit Evropian i jep zgjidhje trafikut të rënduar në unazën e qytetit, duke krijuar një aks të ri për mjetet e tonazhit me kalim pas Kombinatit Metalurgjik në drejtim të Shushicës e Labinotit Fushë në drejtim të Librazhdit”.

/m.m/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.