Bardhi në zonat turistike të Elbasanit: Mundësi për të rritur punësimin

TIRANË, 6 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me banorë në zonat turistike të Elbasanit.

Shqetësimit të banorëve për mungesë infrastrukture, Bardhi iu përgjigj se “gjithë këtë bukuri që na ka thënë zoti do të duhet ta vëmë në shfrytëzimi, që të kemi mundësi për t’i dhënë tjetër zhvillim ekonomik zonës të zhvillojmë turizmin që banorët e kësaj zone të gjejnë mundësinë edhe për punësim dhe për të treguar gjithë këtë mrekulli të natyrës”.

“Për fat të keq këto 8 vite u premtua shumë për zhvillimin e zonës dhe ka zero investime. Edhe  rrugët kanë ngelur siç kanë qenë para 2013-tës, nuk kanë shtruar një metër rrugë që të kishte mundësi për të ardhur më shpejt e për t’i dhënë tjetër zhvillim zonës. Për fat të keq kanë vënë nga një tabele pjesë e projekti 100 fshatra dhe s’kanë bërë asgjë. Prandaj ne kemi prioritet pas 25 prillit jo vetëm për zonë por për gjithë  pasuritë natyrore që Zoti i ka fal Elbasanit që të zhvillojmë turizmin si mundësi për të rritur punësimin. Sepse vuajmë nga  papunësia sepse nuk investohet për t’u dhënë zhvillim zonave që kanë potencial për turizëm”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.