TIRANË, 6 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla vizitoi këtë të shtunë një nga bizneset më të suksesshme në Elbasan në fushën e produkteve me bazë drithërat.
Në një bashkëbisedim me punonjësit e këtij biznesi, Balla tha se duke respektuar rregullat antikovid, Elbasani do të presë qindra qytetarë në festën e Ditës së Verës.
“Elbasani po bëhet gati për Ditën e Verës. Duke respektuar strikt rregullat antikovid, Elbasani do të presë miqtë për të shijuar ballokumen e shijshme që vetëm elbasanasit dinë ta bëjnë”, tha Balla.
/m.m/j.p/