30 vjet nga eksodi/ Kryebashkiaku i Barit, Decaro: Sot komuniteti shqiptar është fuqimisht i integruar

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Barit, Itali, Antonio Decaro, tha sot se “populli i Barit u tregua një popull mikpritës. Kanë kaluar 30 vjet dhe ajo histori e përbashkët ka sjellë shumë gjëra të rëndësishme”.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve “30 vjet nga përqafimi i Pulias për shqiptarët” në bashkinë e Barit kryetari Decaro, tha se “falënderoj sot Kryeministrin Rama për ndihmën që Shqipëria ka dhënë gjatë muajve të emergjencës shëndetësore. Këtë gjë dua ta bëj duke përdorur fjalët tuaja “Nuk jemi të pasur, por as nuk jemi pa kujtesë”. Ju duhet të dini se nga qyteti i Barit,  nga Pulia, nga gjithë Italia do të ketë gjithmonë për ju një dorë të shtrirë nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse Shqipëria do të na e kërkojë”.

“Para 30 viteve ish-kryetari i bashkisë së Barit Enrico Dalfino,  priti ata njerëz që i pamë që ishin të ngjeshur tek kufijve të përfytyrimit të anijes Vlora, një anije që kishtë transportuar vetëm sheqer deri atëherë dhe në atë kohë transportoi vetëm njerëz. Ato dy fjalë kanë qenë mësimi politik dhe institucional më i fuqishëm që mund të mësonte qyteti i Barit që më pas e përcolli në të gjithë botën. Ishte 8 gushti 1991 këta njerëz arritën në qytetin e Barit dhe ishte hera e parë që fluksi migrator trokiti në dyert e vendit tonë”, – tha Decaro

Kryebashkiaku Decaro u shpreh se “edhe Pulia zbuloi kuptimin e një fjale të re, ne tokë emigracioni fillojmë të shqiptojmë për herë të parë termin emigracion. Është sikur historia të ishte përmbysur dhe të na vinte në qendër në mes të një situatë krejtësisht të re dhe që atje filloi një histori e re, e cila sigurisht ishte një histori vështirësish, vuajtjesh, por edhe një histori njerëzimi, solidariteti, dy cilësi që populli barez tregoi se i kishte në një moment të veçantë, ku mbizotëronte frika në vendin tonë. Kishte tensione dhe mosbesim, një mosbesim i ligjshëm sepse barezët u treguan një popull mikpritës. Kanë kaluar 30 vjet dhe ajo histori e përbashkët ka sjellë shumë gjëra të rëndëisshme. Sot komuniteti shqiptar është fuqimisht i integruar, është aktiv. Brenda qytetit të Barit ka një komunitet barez të integruar dhe aktiv në shumë qytete të Shqipërisë”.

Kryebashkiaku Decaroi i dhuroi Kryeministrit Rama një dhuratë nga një artist barez , Giovanni Gusto dhe ikonën e shenjtorit “Shën Nikolla”.

“Ky artist është admiruesi juaj, që në kohën para se të bëheshit kryeministër, që në kohët e “flash artit”. Dua t’iu dhuroj gjithashtu ikonën e shenjtorit “Shën Nikolla”, mbrojtësi i marinarëve dhe ndërmarrjeve të guxishme, të të shoqërojë gjithmonë në udhëtimin tuaj personal të jashtëzakonshëm dhe institucional të drejtuar nga vlerat e dialogut dhe bashkëjetesës miqësore”, – tha Decaro.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.