30 vjet nga eksodi drejt brigjeve italiane/ Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kryeministrin Edi Rama po vijon vizitën zyrtare në Itali, në kuadër të 30-vjetorit të mbërritjeve të para të shqiptarëve në brigjet italiane në vitin 1991.

Në ditën e dytë të qëndrimit në shtetin fqinj, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pulja.

Rama publikoi foto nga takimet e ditës së djeshme ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Po ashtu, Kryeministri Rama mori pjesë dje në Bari, Itali, në çeljen e një ekspozite të organizuar në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.

Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.

Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria. /j.p/

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.