TIRANË, 5 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sot me anë të një videoje kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin, teksa e paraqet sikur shikon filxhanin në një studio televizive.
Në videon e publikuar Rama e paralajmëron Kryemadhin se dikush me “E” i ka bërë magji.
“Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra (?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”, – shprehet Rama.
/k.s/j.p/r.e/