IRAK – Papa Françesku: Komuniteti ndërkombëtar ka detyrë të promovojë zhvillimin dhe paqen në Irak

BAGDAD, 5 mars /ATSH-AA/ – Papa Françesku, aktualisht në një vizitë në Irak, deklaroi sot se duhen kundërshtuar tensionet rajonale që rrezikojnë Irakun dhe se komuniteti ndërkombëtar ka për detyrë të promovojë zhvillimin dhe paqen në Irak.

“Shumëllojshmëria e feve në Irak e lartësoi atë në një pozicion të veçantë qindra vjet më parë. Nuk mjafton vetëm rimëkëmbja e vendit. Jemi lutur për vite për Irakun. Mjaft ekstremizmit dhe intolerances”, tha Papa Françesku.

“Është e nevojshme t’u kundërvihemi tensioneve rajonale që rrezikojnë Irakun. Komuniteti ndërkombëtar ka detyrë të promovojë zhvillimin dhe paqen në Irak”, shtoi kreu i papatit.

Papa Françesku bëri thirrje edhe për solidaritet edhe kundër COVID-19.

“Duhet t’u lëmë një botë më të mirë brezave të ardhshëm”.

Ndër të tjera, Papa Françesku vuri në dukje se prania e të krishterëve në Irak i ka lënë një trashëgimi të pasur vendit, duke shtuar “Kam ardhur në Irak për haxh”, ndërsa përshëndeti irakianët muslimanë dhe të krishterë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.