GREQI – 2 215 raste ditore dhe 32 viktima nga COVID-19

ATHINË, 5 mars /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar 2 215 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit nga të cilat 15 u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 201 677 infektimesh SARS-CoV-2.

Duke u bazuar në të dhënat e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 71 prej tyre lidhen me ardhjet nga jashtë dhe 2 885 me raste tashmë të regjistruara.

EODY raportoi edhe 32 vdekje të tjera në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave, që nga shpërthimi i parë, ka arritur në 6 664.

Aktualisht, janë gjithsej 451 pacientë në kujdesin intensiv (ICU) për COVID-19.

Numri i pacientëve të rinj në spitale për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit është 402 (ndryshimi ditor: +10,14 %), ndërsa mesatarja e pranimeve në spitale në shtatë ditët e fundit është 335 pacientë.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.