COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1440 të vaksinuar, 3171 testime, 757 të shëruar, 780 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antikovid, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale uu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19. “Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19”, apelon MSHMS.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 mars 2021)
Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 638
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3171

Testime totale 482,456
Raste pozitive 111,301
Raste të shëruara 73,610
Raste aktive 35,794
Humbje jete 1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23361
Fier 2602
Vlorë 1804
Durrës 1623
Shkodër 1360
Gjirokastër 1164
Korçë 897
Elbasan 847
Lezhë 775
Berat 679
Dibër 355
Kukës 327

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.