”Brussels Airlines” 293 milionë euro humbje nga pandemia

BRUKSEL, 5 mars /ATSH-AA/ – Kompania ajrore kryesore e Belgjikës, ”Brussels Airlines” e mbylli vitin 2020 me një humbje prej 293 milionë euro për shkak të pandemisë.

Në deklaratën e ”Brussels Airlines”, thuhet se ”2020 ishte një vit i pashembullt për industrinë e aviacionit dhe se pandemia dhe masat e zbatuara ndikuan seriozisht në rezultatet financiare të kompanisë”.

Më tej thuhet se të ardhurat e kompanisë për vitin 2020 u ulën me 72% krahasuar me vitin e kaluar në 414 milionë euro, dhe numri i udhëtarëve u ul me 77 % në 2,4 milionë.

Gjithashtu thuhet se edhe pse shpenzimet operative të kompanisë u ulën me 53 % për shkak të udhëtimeve të reduktuara, në vitin 2020 u bë një humbje prej 293 milion euro.

Duke theksuar se kompania planifikon të rrisë gradualisht kapacitetin sidomos në muajt e verës këtë vit, gjithashtu thuhet se viti pritet të jetë i vështirë për sa i përket aviacionit.

”Brussels Airlines” kishte filluar të përjetonte vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

”Brussels Airline”, e cila kërkoi mbështetje nga qeveria belge, njoftoi se do të zvogëlojë flotën e saj dhe do të zvogëlojë numrin e punonjësve. Ndërsa qeveria belge kishte vendosur t’i siguronte kompanisë 290 milionë euro mbështetje financiare.

”Brussels Airlines” e lidhur me ”Lufthansa Group”, ka 3 300 punonjës dhe 38 aeroplanë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.