BE dhe Roma në kërkim të zgjidhjeve të vlefshme për ”Alitalia”-n

MILANO, 5 mars /ATSH-AFP/ – Brukseli dhe qeveria e re italiane, e drejtuar nga Mario Draghi ranë dakord për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të vlefshme për Alitalian, në vështirësi të mëdha financiare, theksoi sot njëzëdhënëse e Komisionit Europian.

Zëvendëspresidentja e Komsionit e ngarkuar me Konkurrencën, Margrethe Vestager zhvilloi një videokonferencë me ministrin e Ekonomisë, Daniele Franco, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Giancarlo Giorgetti dhe ministrin e Transporteve, Enrico Giovannini, me rend dite çështjen e ndjeshme të ndihmave publike.

Diskutimet teknike do të fillojnë javën e ardhshme për të vlerësuar në detaje zgjidhjet e mundshme me qëllim që transportuesi ajror të rimëkëmbet sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi qeveria italiane në një komunikatë, duke foluar për një bisedë pozitive.

Llogaritë e Alitalia-s kanë qenë të përkeqësuara për vite me radhë dhe kompania duhej të vihej nën administrim publik në 2017. Që nga ajo datë, shteti ka kërkuar pa sukses për blerësit.

“Alitalia nuk i ka paguar furnitorët e saj për muaj me radhë, është mjaft tragjike”, theksoi Andrea Giuricin, profesor i ekonomisë së transportit në Universitetin Bicocca në Milano.

Sipas llogaritjeve të saj, Alitalia ka akumuluar humbje prej 11,4 miliardë euro midis 2000 dhe 2020.

Ish-qeveria e kryesuar nga Giuseppe Conte kishte krijuar një kompani të re publike për të shpëtuar Alitalian, në të cilën synonte të injektonte tre miliardë euro./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.