Raketa ”SpaceX” shpërthen tri minuta pas uljes në Tokë

TEKSAS, 4 mars /ATSH-DPA/ – Një raketë prototipi ”SpaceX Starship” bëri një ulje precize për herë të parë pas një fluturimi prove në Teksas, por më pas shpërtheu në Tokë rreth tre minuta më vonë, konfirmoi kompania.

Shkaqet e shpërthimit të raketës nuk dihen ende.

Inxhinieri i ”SpaceX”, John Insprucker përshkroi qëllimin e fluturimit provë të së mërkurës si mbledhjen e të dhënave të mjaftueshme se si të kontrollohet raketa kur të hyjë përsëri në atmosferën e Tokës.

Edhe në përpjekjet e mëparshme në muajt shkurt dhe dhjetor të vitit të kaluar, prototipet e raketave ”SpaceX” gjithashtu shpërthyen gjatë uljes pas një fluturimi provë.

Qëllimi i eksperimenteve është testimi i elementeve individuale të raketës së re.

Sipas planeve të shefit të ”SpaceX”, Elon Musk, raketa e tij prototipi ”Starship” një ditë do të transportojë mallra dhe njerëz në Hënë dhe Mars.

Musk dëshiron ta bëjë një ”Starship” plotësisht të ripërdorshëm.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.