Programi i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore/ Ndryshim total i tyre në Tiranë, kanë dalë nga errësira në dritë

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Qendrat shëndetësore në qarkun e Tiranës të rindërtuara në kuadër të programi të 300 qendrave shëndetësore, janë transformuar rrënjësisht duke ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe personelin shëndetësor.
Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje sesi kanë qenë këto qendra dhe si janë sot.
“Mirëmëngjes dhe me ndryshimin total të qendrave shëndetësore të Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë”, – shprehet Rama.

Mjekët, infermierët dhe banorët shprehen të kënaqur me ndryshimin e qendrave shëndetësore.

Një banore që merr shërbimin në një prej qendrave shëndetësore të Tiranës shprehet se ka qenë lagështirë, gjithçka ka qenë katastrofë”.

Ndërsa një infermiere thekson se nuk ka pasur asgjë, një karrige dhe një shtrat vizite e vetëm kaq.

Në kryeqytet falë programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore janë rindërtuar qendra shëndetësore nr. 10, QSH nr. 6/ Pika “Qyteti i nxënësve”, QSH nr. 4, QSH nr. 6 në Kombinat, Dispanceria, QSH Bathore nr. 3, QSH nr. 1, QSH nr. 8, Ambulanca Lanabregas, Qendra Shëndetësore Vorë, Qendra Shëndetësore Rrogozhinë, Qendra Shëndetësore Selitë, Ambaulanca Palaq, Ambulanca Laknas, Ambulanca Arbanë, Ambulanca Fushë-Prezë, QSH Golem, Ambulanca Helmës, Ambulanca Marikaj, Ambulanca Qeha-Shytaj, QSH Paskuqan 1, Qendra Shëndetësore Bërxullë, Ambulanca Picar, QSH Shkozë, Ambulanca Pezë-Helmës, QSH Pezë, Ambulanca Gërdec dhe QSH Kashar. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.