Nga Italia në Shqipëri/ Kompania e Angelos prodhon për markat më të njohura italiane

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Biznesi që Michele Brizzi ndërtoi me mund e përkushtim, tashmë po njeh vetëm rritje dhe ai ka vendosur të tërhiqet duke lënë fëmijët dhe bashkëshortët e tyre të administrojnë fabrikat në tre shtete.

Angelo, dhëndri i tij, i lindur dhe rritur në Itali, prej 5 vitesh jeton në Shqipëri dhe me shumë sukses drejton biznesin

Ministri i Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi vizitoi sot ambientet e kësaj sipërmarrjeje.

“Me fabrika në Itali e Rumani dhe me një staf prej 400 punëtorë, kompania e Angelos prodhonte për markat më të njohura italiane. Lënda e parë importohej nga Italia dhe më pas të gjitha proceset deri te përgatitja për eksport, realizoheshin pranë fabrikës të pozicionuar në zonën e Kavajës, të cilën Angelo e konsideronte më të suksesshme edhe se 2 fabrikat e tjera”, informoi ministri.

Po ashtu ai informoi se gjatë bashkëbisedimit u theksua nevoja e shkollave profesionale, u diskutua mbi disa problematika doganore si edhe përmirësime ligjore në lidhje me administratorët e huaj në Shqipëri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.