Kampionati Kombëtar i Debatit/ Kushi: Mundësi për të rinjtë për të zhvilluar mendimin kritik dhe vlerat e qytetarisë aktive

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë sot në prezantimin e projektit “Re-Debate 5.1” – Kampionati Kombëtar i Debatit.

Kushi bëri të ditur se në fokus të këtij projekti, i kthyer tashmë në traditë, është zhvillimi i mendimit kritik dhe vlerave të qytetarisë aktive.

Sipas ministres Kushi, përvoja të tilla për nxënësit kontribuojnë drejtpërdrejt në formësimin e kulturës së debatit dhe zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë sonë.

Projekti në fjalë organizohet në shkollat e mesme të 61 bashkive në vend, falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, LIBURNETIK Organisation dhe partnerëve të tjerë. /j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.