IRAN – Rohani: Biden duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme

TEHERAN, 3 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Iranit, Hasan Rohani tha se me ardhjen e Joe Biden pas Donald Trump në SHBA ka ndryshuar mënyra e sjelljes së kësaj administrate dhe janë ndërmarrë disa hapa, por e rëndësishme për ta është heqja e sanksioneve.

Pas takimit të kabinetit të ministrave të zhvilluar në kryeqytetin Teheran, Rohani dha deklarata lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër Iranit dhe marrëveshjen bërthamore.

Ai mbrojti idenë e tij se Izraeli e ka drejtuar gabim dhe e ka mashtruar Trumpin duke shtuar se administrata e Bidenit duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme.

“Mënyra e sjelljes në administratën e re të SHBA-së ka ndryshuar. Kanë pranuar se ato që ka bërë administrata e mëparshme ka qenë e gabuar. Praktikisht kanë ndërmarrë disa hapa dhe kanë tërhequr propozimin që administrata e mëparshme ia kishte paraqitur OKB-së. Por, për ne çështja e rëndësishme është heqja e sanksioneve dhe ne nuk kemi dëshmuar që SHBA-ja të ketë ndërmarrë ndonjë hap serioz për këtë çështje”, tha Rouhani.

“Vonesa sikur edhe një ditë për heqjen e sanksioneve dhe lënia e diçkaje që është e mundur sot për nesër nënkupton shkeljen e të drejtës së popullit”, theksoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.