GREQI – Sërish tërmet i fortë në Elassona

ATHINË, 4 mars /ATSH-ANA/ – Një dridhje shumë e fortë sizmike, me një madhësi prej 5,8 të shkallës Rihter u regjistrua sërish në Elassona, njoftoi Observatori Kombëtar i Institutit të Gjeodinamikës së Athinës.

Lëkundjet u raportuan në orën 21:00 dhe ishin me epiqendër 16 km në jug-jugperëndim të Elasonës, pranë Larissa-s.

“Ky tërmet i ri ishte një surprizë për ne”, tha Efthymios Lekkas, profesor i tektonikës në Universitetin e Athinës, për transmetuesin kombëtar ERT.

Gjithashtu, Lekkas theksoi se nuk bëhej fjalë për një lëkundje pas tërmetit, por për një tërmet të ri, që rezultoi nga aktivizimi i një dege të re në zonë, në pjesën veriperëndimore të saj./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.