GREQI – 2 219 raste të reja dhe 35 vdekje nga COVID-19

ATHINË, 4 mars /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi 2 219 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 21 u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 199 496 infektimesh me SARS-CoV-2.

Sipas të dhënave të konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 70 prej tyre janë të lidhur me udhëtimet nga jashtë dhe 2 695 me raste tashmë të regjistruara.

EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 35 vdekje të tjera të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga shpërthimi i parë, në 6 632.

Numri i pacientëve në spital në ventilator arrin në gjithsej 449. Mosha mesatare e pacientëve është 68 vjeç.

Numri i pacientëve të rinj në spitale për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit është 365, ndërsa mesatarja e pranimeve në spitale në shtatë ditët e fundit është 316 pacientë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.