Facebook heq ndalimin e reklamave që vendosi pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

UASHINGTON, 4 mars /ATSH-AA/ – Rrjeti i medias sociale Facebook njoftoi se ka përfunduar ndalimin e reklamave në lidhje me çështjet politike dhe sociale që po zbatonte pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor 2020.

Në njoftimin nga kompania thuhet se ndalesa për reklama e zbatuar pas zgjedhjeve të 59-ta në SHBA është hequr.

“Si rezultat, planifikojmë të hedhim një vështrim më të afërt se si funksionojnë këto reklama në shërbimin tonë dhe të shohim se ku nevojiten më shumë ndryshime në muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Politikanët dhe grupet shoqërore prej sot do të mund të japin reklama në Facebook dhe Instagram.

Kompania e rrjeteve sociale më 3 nëntor 2020 pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, zbatoi ndalesë të reklamave me qëllim të parandalimit të kaosit dhe ndarjes së informacionit të gabueshëm./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.