COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1014 të vaksinuar, 3268 testime, 777 të shëruar, 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot mbi situatën e krijuar nga pandemia e virusit Sars-COV 2 në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë.

Janë identifikuar 320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në deklaratën e MSHMS.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, bën apel MSHMS.

Statistika (4 mars 2021)
Raste të reja ditore 847
Të shëruar në 24 orë 777
Të shtruar në spitale 609
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 3268

Testime totale 479,285
Raste pozitive 110,521
Raste të shëruara 72,853
Raste aktive 35,792
Humbje jete 1,876

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23331
Fier 2626
Vlorë 1827
Durrës 1632
Shkodër 1345
Gjirokastër 1118
Korçë 883
Elbasan 837
Lezhë 798
Berat 713
Dibër 345
Kukës 337

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.