Bulqizë/ Drejt përfundimit rruga Ura e Serbinit-Shtushaj, i shërben 8 fshatrave

TIRANË, 4 mars /ATSH – I. Vata/ Bashkia Bulqizë vazhdon punën për përfundimin e projektit të ndërtimit të urës “Ura e Serbinit – Shtushaj”.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili ka inspektuar sot nga afër punën për realizimin e projektit “Ura e Serbinit – Shtushaj”.

“Ky projekt po shkon tashmë drejt përfundimit të tij, duke realizuar kështu një ëndërr të vjetër të banorëve të 8 fshatrave në Njësinë Administrative Shupenzë”, tha ai.

Po ashtu, Alla shton se “me përfundimin e kësaj rruge, banorët e fshatrave Homezh, Okshatinë, Zogje, Shtushaj, Gjuras, Mazhicë, Bllacë dhe Kovashicë, do të mund të lidhen me rrugën kryesore në vetëm pak minuta”.

Kryetari i bashkisë Bulqizë, Alla gjatë inspektimit të punimeve ka vlerësuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një prioritetet e punës së tij në krye të bashkisë Bulqizë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.