BRUKSEL – Von der Leyen: Legjislacion të ri për dhunën ndaj grave

BRUKSEL, 4 mars /ATSH-AFP/ – Fuqizimi i grave do të na sjellë dobi të gjithëve dhe unë do të vazhdoj të punoj për një Europë ku ekuilibri gjinor mes gjinive të jetë i garantuar, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen duke folur në Parlamentin Europian në një takim për gratë, punën dhe rimëkëmbjen ekonomike, të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Unë do të doja që 2021 të ishte një paralajmërues i lajmeve të mira për të gjitha gratë europiane, në mënyrë që ato të jenë në qendër të të gjitha politikave tona”, shtoi gjermania duke njoftuar se ekzekutivi i BE-së do të propozojë legjislacionin e ri më vonë këtë vit.

“Problemi u bë edhe më urgjent gjatë bllokimit”, theksoi ajo.

Von der Leyen nënvizoi se gratë duhet të jenë në qendër të rimëkëmbjes ekonomike dhe kjo është një kërkesë kombëtare e të gjitha planeve të rimëkëmbjes me Gjeneratën e ardhshme të BE-së që duhet të investojë për gratë dhe burrat dhe për të gjithë europianët.

Për sa i përket pozicioneve drejtuese për gratë, një parim që duhet të jetë norma, jo përjashtimi, presidentja e Komisionit Europian theksoi theksoi se ngadalë Europa po ndryshon duke dhënë shembullin e pesë vendeve të BE të drejtuara nga gratë.

Më në fund, von der Leyen kujtoi se edhe në Komisionin Europian një ekuilibër gjinor është arritur dhe kjo tregon se gjithçka mund të ndryshohet falë qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.