BRUKSEL – Papunësia në zonën euro e qendrueshme në 8,1%

BRUKSEL, 4 mars /ATSH-AFP/ – Papunësia në zonën euro ka mbetur e pandryshuar në janar, në raport me dhjetorit, duke prekur 8,1% të popullsisë aktive, duke shënuar një rënie tek të rinjtë, gjithmonë e më të prekir nga pasojat e pandemisë, theksoi sot zyra europiane e statistikave.

“Mes grupmoshave nën 25 vjeç, niveli i papunësisë ka arritur në 17,1%, në rënie me 0,1 pikë në raport me dhjetorin (shifër e rishikuar)”, theksoi Eurostat.

Në janar 2020 papunësia u regjistrua me 7,4% për gjithë popullsinë e zonës euro dhe 15,6% tek të rinjtë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.