“100 arritje në 4 vite”/ 60 % gra dhe vajza frekuentojnë sot universitetin

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Gra dhe vajza po frekuentojnë sot universitetin më shumë se në 2013.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” në lidhje se sa është rritur përqindja e grave dhe vajzave që frekuentojnë universitetin.

“Sa gra dhe vajza kanë frekuentuar universitetin më shumë sot se në vitin 2013? – pyet Rama.

Në story-n pasardhës publikohet edhe përgjigjja, ku 4 % më shumë gra dhe vajza kanë frekuentuar universitetin më shumë se në 2013.

“60 % gra dhe vajza frekuentojnë sot universitetin krahasuar me 56 % në vitin 2013”, shprehet Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.