Tërmeti në Greqi/ Xhaçka: Solidaritet i plotë me fqinjët, të gatshëm të ndihmojmë

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Otla Xhaçka shprehu sot solidaritetin e popullit shqiptar ndaj atij grek pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot zonën e Larisës.

Ministrja Xhaçka deklaroi se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë nëse paraqitet nevoja.

“Solidaritet i plotë me  Greqinë. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja”, deklaroi Xhaçka.

Në orët e mesditës, në zonën e Larisas një lëkundje tërmeti tronditi vendin. Sipas sizmiologëve, lëkundja ishte me magnitudë 6.3 Rihter. Pas këtij tërmeti, janë regjistruar dhe lëkundje të tjera të fuqishme passizmike. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.