Superliga/ Fitojnë “Tirana” dhe “Kastrioti”, barazon “Partizani”

TIRANË, 3 mars/ATSH/ “Tirana” dhe “Kastrioti” kanë fituar përballë “Bylisit” dhe “Skënderbeut”, ndërsa “Partizani” nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj “Apolonisë”, e cila po shndërrohet në një mace të zezë për të kuqtë e kryeqytetit.

Tre ndeshjet e para të javës së 22-të të superligës shqiptare të futbollit, të luajtura këtë të mërkurë në orën 13:00, kanë dhuruar emocione dhe të papritura. Bardheblutë kampionë në fuqi kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj “Bylisit”, në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stermasi” të kryeqytetit. Skuadra e drejtuar nga trjneri Orges Shehi pas tre barazimeve tashmë ka arritur tri dy fitore radhazi dhe ndaj ballshiotëve, kryeqytetasit gjetën një fitore bindëse në lojë, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë me anë të mbrojtësve Behiratche dhe Ismajlgeci, duke lënë të kuptohet se sulmi i skuadrës bardheblu vijon të mos prodhoj gola, dhe është një nga pikat ku trajneri Shehi duhet të punoj më shumë.  Tashmë me këtë fitore, “Tirana” e shikon “Partizanin” e vendit të dytë vetëm shtatë pikë larg, duke rihapur lojën edhe për vendin e dytë.

Të kuqtë që ishin të impenjuar në transfertën e Fierit nuk arritën të merrnin tri pikët e shumë pritura për të ushtruar edhe më shumë presion ndaj “Vallznisë” kryesuese, por në stadiumin “Loni Papuçiu”, të kuqtë gabuan e morën vetëm një barazim. Duhet theksuar se të “Apolonia” duhet ti falet portierit Harizaj, i cili ka pritur pothuajse gjithçka. “Apolonia” gjithashtu një “hua” i ka dhe mbrojtësit kundërshtar, Hakaj, që shënoi një autogol, ndërsa në pjesën e dytë goli i Cardozos nuk mjaftoi për kryeqytetasit, që krijuan shumë por nuk arritën të ishin konkret. Tashmë diferenca me vendin e parë është e dy pikë, por shkodranët kanë dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

“Skënderbeu” ka humbur një shans të artë për të marrë pikë sa i takon mbijetesës. Bardhekuqtë humbën në Korçë në sfidën ndaj “Kastriotit”. Mjaftoi një gol i brazilianit Devid Da Silva në fillimin e pjesës së dytë që krutanët të rikthehenin tek fitorja në kampionat.  Me këtë humbje “Skënderbeu” është gjithnjë e më larg Superligës, duke rrezikuar rënien nga kategoria.

Klasifikimi:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.