SHBA – Price: Interesa të përbashkëta me Turqinë, veçanërisht në kontekstin e Sirisë

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-AFP/ – Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price theksoi se do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive me Turqinë për të realizuar interesat e tyre të përbashkëta në Siri.

Në një konferencë ditore shtypi, Price iu përgjigj pyetjeve rreth gjendjes së fundit në Idlib dhe marrëdhënies mes Turqisë dhe SHBA-së në aspektin e Sirisë.

Pyetjes se nëse ekziston mundësia për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Turqisë në lidhje me civilët në Idlib ai iu përgjigj se SHBA-ja dhe Turqia kanë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket Sirisë.

“Kemi interesa të përbashkëta me Turqinë, veçanërisht në kontekstin e Sirisë. Do të vazhdojmë të punojnë në mënyrë konstruktive me Turqinë për të realizuar interesat e tona të përbashkëta në Siri”, u shpreh Price./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.