SHBA – Biden premton përshpejtimin e vaksinimit antiCovid-19

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të ketë një furnizim të gjerë me vaksina antiCovid-19 në SHBA në muajt e ardhshëm.

”Për shkak të një procesi të përshpejtuar, do të ketë furnizim të mjaftueshëm vaksinash për çdo të rritur në Amerikë deri në fund të majit”, theksoi Biden.

Presidenti Biden synon të arrijë këtë moment të rëndësishëm deri në fund të korrikut.

”Miratimi i fundit për një vaksine të tretë dhe përpjekjet e qeverisë për të rritur prodhimin e vaksinave do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit më herët”, theksoi Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Rregullatorët e SHBA-së miratuan zyrtarisht vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, duke e bërë atë vaksinën e tretë Covid-19 në dispozicion në vend.

Vaksinat e tjera të aprovuara në SHBA vijnë nga prodhuesit e ilaçeve Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Johnson & Johnson, me qendër në New Jersey, deklaroi se 20 milionë doza do të dorëzohen në SHBA deri në fund të marsit. Kompania planifikon të furnizojë me 100 milionë doza gjatë gjysmës së parë të vitit 2021. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.