Paditi Berishën për shpifje, Mazniku: Ka gënjyer dhe mashtruar; hidhet baltë pa fakte

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Pasi paditi në Gjykatë për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka reaguar në një intervistë televizive.

Mazniku tha se është një dëm shumë i madh që po u bëhet të gjithë funksionarëve publikë në vend, mbi të cilët hidhet baltë me akuza të pavërteta.

“Unë kam bërë tashmë një kallëzim në gjykatë për shpifje, sepse besoj se është shumë e rëndësishme pasi njerëz, të cilët qëndrojnë prapa një ekrani dhe mashtrojnë për nëpunësit publikë, nuk janë vetëm problem për mua. Është një problem shqetësues që njerëzit mendojnë gjëra të çuditshme, por është në fakt një dëm i madh që kryhet ndaj të gjithë funksionarëve në vend kur i hedhin baltë aty ku nuk qëndron”, u shpreh Mazniku. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.