“Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Shebeniku”/ Spiropali: Një tjetër investim madhor në Kamëz

TIRANË, 3 mars /ATSH/ – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht një prej drejtueseve politike të PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ishte në Laknas ku inspektoi kantierin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Shebeniku” me gjatësi prej 2.8 km.

Spiropali e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u shpreh se, ky “është një tjetër investim madhor në bashkinë Kamëz”.

Ajo tha se, kjo është “nevoja më bazike infrastrukturore e një komuniteti punëtor që prej vitesh ka duruar llumnajën e mashtrimeve duke jetuar mes pisllëkut dhe sëmundjeve”.

“Investime me standarde të tilla po bëhen në të gjithë Kamzën që s’ka kohë për pushim dhe as nuk bën mbrapa”, theksoi Spiropali.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.