TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ Ish-ministri i LSI-së Lefter Koka ka reaguar pas deklaratës së Monika Kryemadhit lidhur me procedurat e ndjekura për landfillin e Tiranës.
Në reagimin e tij, Koka u shpreh se, “falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet procedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare”.
Po ashtu, Koka theksoi se, “e dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni”.
/r.e/