GJERMANI – Gjoba për kompanitë që shkelin të drejtat e njeriut

BERLIN, 3 mars /ATSH-AFP/ – Gjermania do të vendosë gjoba të rënda për kompanitë, furnizuesit e të cilave apo filialet q[ shkelin të drejtat e njeriut jashtë vendit, në kuadër të një projektligji të miratuar sot në Këshillin e Ministrave, theksuan burime qeveritare.

“Projektligji, që imponon një detyrë të përhershme vigjilence ndaj grupeve gjermane me më shumë se 1 000 të punësuar, parashikon gjoba mes 100 000 dhe 800 000 euro”, sipas tekstit.

Sanksionet mund të arrijnë madje “2% të xhiros vjetore” për grupet që kanë të ardhura mbi 400 milionë euro./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.