COVID-19 – Polonia regjistron numrin më të lartë të infektimeve ditore

VARSHAVË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Polonia njoftoi sot 15 698 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë që prej fundit të nëntorit dhe dy herë më e lartë se një ditë më parë, sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Gjithashtu janë njoftuar edhe 309 të vdekur në vend si pasojë e COVID-19.

“Rezultatet e ditës së sotme tregojnë se vala e tretë nuk është vetëm një fakt, por se po merr përmasa të mëdha”, deklaroi Waldemar Kraska në një intervistë të publikuar sot.

Mesatarja e lëvizshmërisë në shtatë ditë e rasteve të reja është rritur me një të tretën që prej 24 shkurtit.

Kraska shprehu gjithashtu shqetësim për sa i përket numrit në rritje të personave të trajtuar në spitale për shkak të COVID-10, aktualisht më shumë se 15 500, si dhe për numrin e ventilatorëve të përdorur, mbi 1 500 në momentin aktual.

Që prej fillimit të pandemisë, më shumë se 1,72 milionë raste me koronavirusin e ri janë konfirmuar në Poloni.

Bilanci i të vdekurve është mbi 44 300.

Polonia ka vaksinuar rreth 2,2 milionë qytetarë.

Rreth 1,2 milionë e personave kanë marrë dy dozat e vaksinës, që janë të nevojshme në shumë raste për një mbrojtje të plotë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.